Përfaqësues të pushtetit lokal, sektorit të biznesit dhe partnerëve të projektit do të mblidhen më 27 shkurt në konferencën e madhe përmbyllëse kushtuar zhvillimit të Zonës Industriale “Çukarka”, një nga projektet më të rëndësishme ekonomike në Komunën e Preshevës.
Presheva në fund të muajit shkurt do të jetë në qendër të vëmendjes sa i përket zhvillimit ekonomik të jugut të Serbisë, pasi në ndërtesën e Komunës së Preshevës do të mbahet konferenca e madhe përmbyllëse e projektit Zona Industriale “Çukarka” – Preshevë, një ngjarje që do të mbledhë përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit dhe organizatave zhvillimore.
Konferenca do të fillojë në orën 16:00 dhe do të përfaqësojë përmbylljen e aktiviteteve të projektit të fokusuara në përmirësimin e kushteve për investime dhe zhvillimin e sipërmarrjes në Komunën e Preshevës. Organizatorët theksojnë se qëllimi i projektit është krijimi i një hapësire industriale moderne dhe funksionale që mund të tërheqë investitorë vendorë dhe të huaj dhe të kontribuojë në hapjen e vendeve të reja të punës.
Zona Industriale “Çukarka” është identifikuar si një nga potencialet kryesore zhvillimore të Komunës së Preshevës. Në kuadër të projektit janë realizuar një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e menaxhimit të zonës industriale, promovimin e potencialeve investuese dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për bashkëpunim me investitorët. Pritet që rezultatet e projektit të kontribuojnë në zhvillimin afatgjatë ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë lokale.
Gjatë konferencës do të flasë kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila do të paraqesë rëndësinë e zonës industriale për zhvillimin e ardhshëm të komunës, si dhe vizionin për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit. Të pranishmëve do t’u drejtohet edhe zv.kryetari i komunës, Ragmi Mustafa, i cili do të flasë për efektet konkrete të projektit në ekonomi, punësim dhe mbështetje për investitorët.
Një pjesë e veçantë e programit do t’i kushtohet prezantimit të rezultateve të arritura të projektit, përfshirë aktivitetet që lidhen me përmirësimin e funksionimit të zonës industriale, trajnimet e realizuara dhe aktivitetet promovuese, si dhe mundësitë që Zona Industriale “Çukarka” u ofron investitorëve potencialë.
Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit të cilët do të flasin për përvojat e tyre praktike dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik në Preshevë. Prezantimet e tyre pritet të tregojnë mundësitë konkrete për investime dhe zhvillim biznesi në zonën industriale dhe të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet investitorëve dhe institucioneve lokale.
Pritet pjesëmarrja e rreth pesëdhjetë të ftuarve, ndër të cilët përfaqësues të sektorit publik dhe privat, biznesmenë, ekspertë dhe organizata zhvillimore. Konferenca përmbyllëse do të jetë një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave, prezantimin e rezultateve dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm për zhvillimin e zonës industriale.
Organizatorët theksojnë se Zona Industriale “Çukarka” ka potencial të bëhet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Preshevës, veçanërisht në drejtim të krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe tërheqjes së investimeve të reja.
Pas përfundimit të pjesës zyrtare të programit është planifikuar një takim joformal i pjesëmarrësve gjatë një darke të përbashkët, që do të shërbejë si një mundësi shtesë për diskutime mbi projekte dhe bashkëpunime të ardhshme.
Kjo konferencë shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin e Zonës Industriale “Çukarka” dhe përfaqëson një hap tjetër drejt krijimit të një mjedisi të favorshëm për biznes dhe një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm në Komunën e Preshevës.
Hartimi i këtij lajmi financohet nga Bashkimi Evropian në partneritet me Qeverinë e Republikës së Serbisë, përmes programit EU PRO Plus. Përmbajtja e tij është përgjegjësi ekskluzive e Komunës së Preshevës dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Preševo dobija snažan razvojni zamah: Završna konferencija projekta Industrijska zona „Čukarka“
Predstavnici lokalne samouprave, privrede i projektnih partnera okupiće se 27. februara na velikoj završnoj konferenciji posvećenoj razvoju Industrijske zone „Čukarka“, jednom od najvažnijih ekonomskih projekata u opštini Preševo.
Preševo će krajem februara biti u centru pažnje kada je reč o ekonomskom razvoju juga Srbije, jer će u zgradi Opštine Preševo biti održana velika završna konferencija projekta Industrijska zona „Čukarka“ – Preševo, događaj koji će okupiti predstavnike institucija, poslovne zajednice i razvojnih organizacija.
Konferencija će početi u 16 časova i predstavljaće završnicu projektnih aktivnosti usmerenih na unapređenje uslova za investiranje i razvoj preduzetništva u opštini Preševo. Organizatori ističu da je cilj projekta stvaranje modernog i funkcionalnog industrijskog prostora koji može privući domaće i strane investitore i doprineti otvaranju novih radnih mesta.
Industrijska zona „Čukarka“ prepoznata je kao jedan od ključnih razvojnih potencijala opštine Preševo. Kroz projekat su sprovedene brojne aktivnosti usmerene na unapređenje upravljanja zonom, promociju investicionih potencijala i jačanje institucionalnih kapaciteta za saradnju sa investitorima. Očekuje se da rezultati projekta doprinesu dugoročnom ekonomskom razvoju i jačanju konkurentnosti lokalne privrede.
Tokom konferencije govoriće predsednica Opštine Preševo Ardita Sinani, koja će predstaviti značaj industrijske zone za budući razvoj opštine, kao i viziju daljeg unapređenja poslovnog okruženja. Učesnicima će se obratiti i zamenik predsednika opštine Ragmi Mustafe, koji će govoriti o konkretnim efektima projekta na privredu, zapošljavanje i podršku investitorima.
Poseban deo programa biće posvećen predstavljanju postignutih rezultata projekta, uključujući aktivnosti vezane za unapređenje funkcionisanja industrijske zone, sprovedene obuke i promotivne aktivnosti, kao i mogućnosti koje Industrijska zona „Čukarka“ nudi potencijalnim investitorima.
Na konferenciji će učestvovati i predstavnici poslovne zajednice koji će govoriti o svojim iskustvima i perspektivama razvoja privrede u Preševu. Njihova izlaganja trebalo bi da pokažu konkretne mogućnosti ulaganja i poslovanja u industrijskoj zoni i doprinesu boljem povezivanju investitora i lokalnih institucija.
Očekuje se prisustvo oko pedesetak učesnika, među kojima će biti predstavnici javnog sektora, privrednici, konsultanti i razvojne organizacije. Završna konferencija biće prilika za razmenu iskustava, predstavljanje rezultata i definisanje daljih koraka u razvoju industrijske zone.
Organizatori naglašavaju da Industrijska zona „Čukarka“ ima potencijal da postane jedan od glavnih pokretača ekonomskog razvoja Preševa, posebno u oblasti zapošljavanja, razvoja malih i srednjih preduzeća i privlačenja novih investicija.
Nakon završetka zvaničnog dela programa planirano je neformalno druženje učesnika uz zajednički večera, što će biti dodatna prilika za razgovor o budućim projektima i saradnji.
Ova konferencija označava važnu prekretnicu u razvoju Industrijske zone „Čukarka“ i predstavlja još jedan korak ka stvaranju povoljnog poslovnog ambijenta i stabilnog ekonomskog razvoja opštine Preševo.
Izrada ove vesti finansira se od strane Evropske unije u partnerstvu sa Vladom Republike Srbije, kroz program EU PRO Plus. Njena sadržina je isključiva odgovornost Opštine Preševo i ne odražava nužno stavove Evropske unije.












