Trajnimi dyditor në Komunën e Preshevës u përmbyll me sukses: Forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e zonës industriale dhe tërheqjen e investimeve

Trajnimi dyditor në Komunën e Preshevës u përmbyll me sukses: Forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e zonës industriale dhe tërheqjen e investimeve

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Preshevës u realizua me sukses trajnim dyditor profesional për punonjësit e administratës komunale, i dedikuar për përmirësimin e menaxhimit të zonës industriale dhe forcimin e kapaciteteve për tërheqjen e investimeve vendore dhe të huaja. Trajnimi u mbajt më 11 dhe 12 shkurt 2026 dhe mblodhi punonjës nga sektorët përkatës të vetëqeverisjes lokale, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal, urbanizëm, çështje pronësore-juridike dhe financa.

Qëllimi i trajnimit ishte që, përmes koncepteve bashkëkohore të menaxhimit, mjeteve praktike dhe punëtorive interaktive, të rritej gatishmëria institucionale e Komunës së Preshevës për menaxhim aktiv dhe të përgjegjshëm të zonës industriale, si dhe për një qasje më profesionale ndaj investitorëve.

Gjatë ditës së parë të trajnimit u trajtuan temat e menaxhimit operativ të zonës industriale dhe ciklit të investimeve. Pjesëmarrësit patën mundësinë ta shohin zonën industriale si një sistem dinamik dhe kompleks, e jo thjesht si tokë ndërtimore në dispozicion. Theksi u vendos në kuptimin e pritshmërive të investitorëve, siç janë shpejtësia e fillimit të aktivitetit, parashikueshmëria e procedurave, infrastruktura e besueshme dhe komunikimi i qartë me vetëqeverisjen lokale.

Njëkohësisht, përmes diskutimeve dhe shembujve praktikë, u shqyrtuan edhe aspektet që komuna duhet t’i mbrojë – pasurinë publike, disiplinën buxhetore, standardet e sigurisë dhe reputacionin afatgjatë të zonës industriale.

Një pjesë e rëndësishme e programit iu kushtua definimit të procedurave standarde operative (SOP) që mbulojnë të gjithë ciklin jetësor të investitorit – nga kontakti fillestar dhe hyrja në zonë, përmes monitorimit të detyrimeve kontraktuale, deri te dalja eventuale nga projekti. Përmes një punëtorie praktike, pjesëmarrësit identifikuan procedurat kyçe që mund të zbatohen menjëherë në kontekstin lokal të Preshevës, me afate dhe linja përgjegjësie të qarta.

Në vazhdim, zona industriale u trajtua si produkt tregu, me një ofertë të qartë vlerash. Vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të “pipeline”-it të investimeve, kuptimit të rrugëtimit të investitorit (Investor Journey) dhe strukturës së një pakete cilësore investimi, me fokus në sektorët me potencialin më të madh zhvillimor për Komunën e Preshevës.

Dita e dytë e trajnimit u fokusua në modelet e infrastrukturës së biznesit, zhvillimin fazor të zonës industriale dhe buxhetimin programor. Pjesëmarrësit analizuan dallimet ndërmjet zonave industriale, zonave të lira ekonomike, parqeve shkencore-teknologjike dhe inkubatorëve të biznesit, me theks të veçantë në një rrugë zhvillimi reale dhe graduale, të përshtatur me kushtet lokale.

Rëndësi e veçantë iu kushtua definimit të indikatorëve kyç të performancës (KPI), siç janë numri i vendeve të reja të punës, koha deri në fillimin e operimit të investitorëve dhe cilësia e mirëmbajtjes së infrastrukturës. Përmes një punëtorie praktike, punonjësit punuan në hartimin e matricës buxhetore dhe kornizës së KPI-ve për zonën industriale Çukarka, duke vendosur bazat për një sistem të strukturuar të monitorimit të rezultateve në periudhën e ardhshme.

Pjesa përmbyllëse e trajnimit iu kushtua shembujve të praktikave të mira dhe hartimit të një plani veprimi 90-ditor, me prioritete të qarta: miratimi i procedurave SOP, finalizimi i paketës investuese, krijimi i regjistrit të kontratave dhe garancive, si dhe zhvillimi i një sistemi të thjeshtë për ndjekjen e performancës së zonës.

Trajnimi i realizuar përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit të menaxhimit të zonës industriale dhe forcimit të kapaciteteve të Komunës së Preshevës për zhvillim ekonomik të planifikuar dhe të qëndrueshëm. Përmes investimit në dije dhe aftësi të punonjësve, vetëqeverisja lokale konfirmon përkushtimin e saj për ta zhvilluar zonën industriale si resurs strategjik zhvillimor, e jo si pasuri pasive.

Njohuritë e fituara dhe hapat konkretë të definuar përbëjnë një bazë solide për përmirësimin e klimës së investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe forcimin e konkurrueshmërisë së përgjithshme të Komunës së Preshevës në periudhën e ardhshme.


Hartimi i këtij lajmi financohet nga Bashkimi Evropian në partneritet me Qeverinë e Republikës së Serbisë, përmes programit EU PRO Plus. Përmbajtja e tij është përgjegjësi ekskluzive e Komunës së Preshevës dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Dvodnevna obuka u Opštini Preševo uspešno je završena: Jačanje kapaciteta za upravljanje industrijskom zonom i privlačenje investicija

U prostorijama Skupštine Opštine Preševo uspešno je realizovana dvodnevna profesionalna obuka za zaposlene u opštinskoj administraciji, posvećena unapređenju upravljanja industrijskom zonom i jačanju kapaciteta za privlačenje domaćih i stranih investicija. Obuka je održana 11. i 12. februara 2026. godine i okupila je zaposlene iz relevantnih sektora lokalne samouprave, koji su direktno uključeni u lokalni ekonomski razvoj, urbanizam, imovinsko-pravna pitanja i finansije.

Cilj obuke bio je da se, kroz savremene koncepte upravljanja, praktične alate i interaktivne radionice, poveća institucionalna spremnost Opštine Preševo za aktivno i odgovorno upravljanje industrijskom zonom, kao i za profesionalniji pristup investitorima.

Tokom prvog dana obuke obrađene su teme operativnog upravljanja industrijskom zonom i investicionog ciklusa. Učesnici su imali priliku da sagledaju industrijsku zonu kao dinamičan i kompleksan sistem, a ne samo kao građevinsko zemljište na raspolaganju. Akcenat je stavljen na razumevanje očekivanja investitora, kao što su brzina početka aktivnosti, predvidivost procedura, pouzdana infrastruktura i jasna komunikacija sa lokalnom samoupravom.

Istovremeno, kroz diskusije i praktične primere, razmatrani su i aspekti koje opština treba da štiti – javnu imovinu, budžetsku disciplinu, bezbednosne standarde i dugoročnu reputaciju industrijske zone.

Važan deo programa bio je posvećen definisanju standardnih operativnih procedura (SOP) koje pokrivaju ceo životni ciklus investitora – od inicijalnog kontakta i ulaska u zonu, preko praćenja ugovornih obaveza, do eventualnog izlaska iz projekta. Kroz praktičnu radionicu, učesnici su identifikovali ključne procedure koje se mogu odmah primeniti u lokalnom kontekstu Preševa, sa jasnim rokovima i linijama odgovornosti.

U nastavku, industrijska zona je posmatrana kao tržišni proizvod, sa jasnom ponudom vrednosti. Posebna pažnja posvećena je razvoju investicionog “pipeline”-a, razumevanju puta investitora (Investor Journey) i strukturi kvalitetnog investicionog paketa, sa fokusom na sektore sa najvećim razvojnim potencijalom za Opštinu Preševo.

Drugi dan obuke bio je fokusiran na modele poslovne infrastrukture, fazni razvoj industrijske zone i programsko budžetiranje. Učesnici su analizirali razlike između industrijskih zona, slobodnih ekonomskih zona, naučno-tehnoloških parkova i biznis inkubatora, sa posebnim akcentom na realan i postepen razvojni put, prilagođen lokalnim uslovima.

Poseban značaj dat je definisanju ključnih indikatora performansi (KPI), kao što su broj novih radnih mesta, vreme do početka operativnog rada investitora i kvalitet održavanja infrastrukture. Kroz praktičnu radionicu, zaposleni su radili na izradi budžetske matrice i KPI okvira za industrijsku zonu Čukarka, postavljajući temelje za strukturirani sistem praćenja rezultata u narednom periodu.

Završni deo obuke bio je posvećen primerima dobre prakse i izradi 90-dnevnog akcionog plana, sa jasnim prioritetima: usvajanje SOP procedura, finalizacija investicionog paketa, uspostavljanje registra ugovora i garancija, kao i razvoj jednostavnog sistema za praćenje performansi zone.

Realizovana obuka predstavlja važan korak ka profesionalizaciji upravljanja industrijskom zonom i jačanju kapaciteta Opštine Preševo za planski i održivi ekonomski razvoj. Kroz ulaganje u znanje i veštine zaposlenih, lokalna samouprava potvrđuje svoju posvećenost razvoju industrijske zone kao strateškog razvojnog resursa, a ne kao pasivne imovine.

Stečena znanja i definisani konkretni koraci predstavljaju solidnu osnovu za unapređenje investicione klime, otvaranje novih radnih mesta i jačanje ukupne konkurentnosti Opštine Preševo u narednom periodu.

Izrada ove vesti finansira se od strane Evropske unije u partnerstvu sa Vladom Republike Srbije, kroz program EU PRO Plus. Njena sadržina je isključiva odgovornost Opštine Preševo i ne odražava nužno stavove Evropske unije.