Prof. Dr. Ragmi Mustafa është avancuar në thirrjen më të lartë akademike, Profesor Doktor i rregullt, në Universiteti Publik "Kadri Zeka".
Ky sukses vjen pas një rrugëtimi të gjatë akademik dhe shkencor, i cili përfshin gradën Doktor Shkence të fituar në Universiteti i Tiranës, si dhe një sërë publikimesh të indeksuara në platformat prestigjioze ndërkombëtare Web of Science dhe Scopus.
Përveç punimeve shkencore, ai ka botuar edhe tekstin universitar “Mikrokontrollorët dhe qarqet elektrike të rrymave të vazhdueshme”, duke dhënë kontribut të çmuar në fushën e sistemeve inteligjente dhe inxhinierisë softuerike.
Postimi i p
Të dashur familjarë, farefis dhe ju miq të tjerë e të çmuar! Duke u nisur nga fakti se sot pas më shumë se gjysëm shekulli shkollim, edukim e më pastaj studim dhe aq më tepër studim të thelluar për dymbëdhjet vite në Universitetin Publik "Kadri Zeka" në Gjilan arrita Thirrjen Akademike Profesor Doktor - Prof. Dr.
Kjo, vie pas thirrjeve akademike Profesor i Asocuar - Prof. Asoc. Dr. vitin 2022 dhe para saj Profesor Asistent - Prof. Ass. Vitin 2016. Natyrisht, se baza për arritjen e thirrjeve të mësipërpërmendura qëndron në gradën shkencore Doktor Shkence - Dr. Sc. e arritur në Departamentin Matematikë, Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar në Universitetin e Tiranës vitin 2013. Ky, ishte rrugëtimi i pjesës Akademike Shkencore në fushën e Sistemeve të Informacionit, digjitalizimit të sistemeve intelegjente të informacionit bazuar në elektronikë dhe senzor si dhe Inxhinieri Softuerike duke Programuar Kontroler Logjikë. Përveç hapave të përmendur kusht për arritjen e Thirrjes Akademike ishin edhe një varg i gjatë projektesh të realizuara në laboratorin shtëpiak, pastaj me student në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik "Kadri Zeka" e mbi të gjitha punimet shkencore në fushën e ndërtimit të sistemeve digjitale të mençura bazuar në teknologjinë e senzorëve elektronikë. Për këtë është dashur të punohet sistematikisht mbase në kohëzgjatje prej dy gjer tre vite për një punim shkencor që botohet në zhurnal apo konferencë shkencore. Prandaj, një dritë jeshile me këtë rast ipet nga editor - shkencëtar ndërkombëtar që kanë pranuar punimet të publikohen në zhurnale e konferenca e sidomos punimet që janë pranuar të indeksohen në Platformat më prestigjioze e më të larta shkencore në botë Web Of Sciene dhe Scopus. Për këtë, vetëm vitin 2025 kam arritur që me bashkëautorë të përfundoj punimet shkencore të filluara vitin 2023 edhe ate pesë punime shkencore të indeksuar në Platformën Scopus edhe pse janë mjaftuar vetëm dy. Përveç kësaj, po në vitin 2025 me shumë sakrificë e mund kam arritur të botoj Tekstin Universitar "Mikrokontrollorët dhe qaqet elektrike të rrymave të vazhdueshme". Ky tekst mësimor Universitar, gjithashtu ka kaluar nëpër disa filtra në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Këshillin e botimit brenda Universotetit Publik "Kadri Zeka" dhe recenzion nga Profesor Universiteti tjetër e në rastin konkret Universiteti "Hasan Prishtina" Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Pas gjitha këtyre sfidve shkencore e filtrave institucional universitar në fund kurorëzuan Thirrjen më të lartë Akademike në Universitetin Publik "Kadri Zeka" dhe Universitetet tjera në Republikën e Kosovës madje dhe gjithkah në universitetet e botës e që quhet Profesor Doktor i rregullt - Prof. Dr.
Me këtë rast, uroj gjithë ata që nisin këtë rrugëtim të mos ndalen edhe përkundër vështirësive që ballafaqohen rrugës dhe se sigurisht, puna, përkushtimi dhe guximi i shpien gjer në synimin e detyrave që u japin vetes. Suksese gjithë atyr që kanë nisur dhe atyre që do të nisin këtë rrugëtim shkencor.
Ndërkohë, nuk mund të anashkaloj as familjen, bashkëshortën e fëmijët në mbështetjen morale e ndihmën e përhershme duke qëndruar afër gjat gjith kohës time në testimin e punimeve shkencore e projeteve me teknologji të mençur elektronike, senzor dhe shumë elemente tjera gjithmonë mbi tavolina pune. Nga ana tjetër falënderoj dhe Partinë Demokratike Shqiptare në krye të së cilës ende qëndroj, që asnjëher nuk reaguan edhe atëher kur më së shumti kanë pasur nevojë për mua. Prandaj, falemnderit edhe PDSH-së për mbështetje të vazhdueshme duke mos penguar apo kritikuar asnjëherë.
Falemnderit të gjithëve për mbështetje e mirëkuptim, pa dallim institucioni apo ambienti familjar e farefisnor.
Me shumë respekt e përulësi,
Prof. Dr. Ragmi Mustafa
Fakulteti i Shkencave Kompjuterikr, Gjilan










