Komuna e Preshevës vazhdon përpjekjet e saj sistematike për forcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e zhvillimit ekonomik lokal. Të mërkurën dhe të enjten, më 11 dhe 12 shkurt 2026, në ambientet e Kuvendit të Komunës së Preshevës, do të mbahet një trajnim dyditor profesional për punonjësit e administratës komunale, i dedikuar për përmirësimin e menaxhimit të zonës industriale dhe rritjen e efikasitetit në tërheqjen e investimeve vendore dhe të huaja.
Trajnimi do të udhëhiqet nga profesorë universitarë me reputacion nga Universiteti i Nishit, me përvojë të gjerë akademike dhe praktike në fushën e zhvillimit industrial, menaxhimit të investimeve dhe politikave publike. Programi është konceptuar për të kombinuar njohuritë teorike me mjete praktike dhe punëtori interaktive, me fokus të veçantë në sfidat reale dhe potencialet zhvillimore të Komunës së Preshevës.
Dita e parë e trajnimit do të fokusohet në menaxhimin operativ të zonës industriale dhe ciklin e investimeve. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me konceptin bashkëkohor të zonës industriale jo si thjesht tokë ndërtimore, por si një sistem kompleks operativ, i cili duhet të sigurojë parashikueshmëri, infrastrukturë të besueshme dhe mbështetje administrative efikase për investitorët.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kuptimit të asaj që investitorët realisht “blejnë” kur vendosin të investojnë në një territor të caktuar – para së gjithash koha deri në fillimin e aktivitetit, rregullat e qarta, siguria e investimit dhe një pikë e vetme kontakti me komunën.
Paralelisht, punonjësit e vetëqeverisjes lokale do të analizojnë mekanizmat për mbrojtjen e pasurisë publike, buxhetit, standardeve të sigurisë dhe reputacionit të zonës industriale.
Në vazhdim të programit, pjesëmarrësit do të punojnë në definimin e procedurave standarde operative (SOP) që mbulojnë të gjithë ciklin jetësor të investitorit – nga kontakti i parë dhe hyrja në zonë, përmes monitorimit të detyrimeve kontraktuale, deri te dalja eventuale nga projekti. Përmes një punëtorie interaktive, do të identifikohen procedurat kyçe të përshtatura për kontekstin lokal të Preshevës, me afate dhe përgjegjësi të qarta.
Pjesa e pasdites e ditës së parë do t’i kushtohet tërheqjes së investimeve, ku zona industriale do të trajtohet si një produkt tregu me ofertë të qartë vlerash. Pjesëmarrësit do të njihen me konceptet e “pipeline”-it të investimeve, rrugëtimin e investitorit (Investor Journey), si dhe elementet bazë të një pakete cilësore investimi, me fokus në sektorët prioritarë si logjistika, prodhimi i lehtë dhe agro-logjistika.
Dita e dytë e trajnimit do të fokusohet në modelet e infrastrukturës së biznesit, buxhetimin dhe planifikimin e hapave të ardhshëm. Pjesëmarrësit do të analizojnë dallimet ndërmjet zonave industriale, zonave të lira ekonomike, parqeve shkencore-teknologjike dhe inkubatorëve të biznesit, si dhe fazat reale të zhvillimit që janë të zbatueshme për Komunën e Preshevës, pa anashkaluar hapat thelbësorë.
Një segment i veçantë do t’i kushtohet buxhetimit programor të zonës industriale dhe definimit të indikatorëve kyç të performancës (KPI), siç janë numri i vendeve të reja të punës, koha deri në fillimin e operimit të investitorëve dhe cilësia e shërbimeve të mirëmbajtjes së infrastrukturës. Përmes një punëtorie praktike, punonjësit do të punojnë në përgatitjen e matricës buxhetore dhe kornizës së KPI-ve për zonën industriale Çukarka.
Pjesa përmbyllëse e trajnimit do t’i kushtohet shembujve të praktikave të mira dhe hartimit të një plani veprimi 90-ditor, me prioritete të qarta – nga miratimi i procedurave SOP dhe finalizimi i paketës investuese, deri te krijimi i regjistrit të kontratave, garancive dhe sistemit të monitorimit të rezultateve.
Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit të menaxhimit të zonës industriale dhe forcimit të kapaciteteve të Komunës së Preshevës për tërheqjen e investimeve cilësore. Duke investuar në njohuri dhe aftësi të punonjësve, vetëqeverisja lokale dërgon një mesazh të qartë për përkushtimin ndaj zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, të planifikuar dhe të përgjegjshëm, të bazuar në praktika moderne të menaxhimit dhe marrëdhënie partnershipe me investitorët.
Trajnimi është pjesë e përpjekjeve më të gjera për pozicionimin e Preshevës si destinacion investimesh i besueshëm dhe konkurrues, i gatshëm t’u përgjigjet kërkesave të tregut modern dhe të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë të komunitetit lokal.
Hartimi i këtij lajmi financohet nga Bashkimi Evropian në partneritet me Qeverinë e Republikës së Serbisë, përmes programit EU PRO Plus. Përmbajtja e tij është përgjegjësi ekskluzive e Komunës së Preshevës dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Opština Preševo investira u znanje: Dvodnevna obuka za zaposlene o upravljanju industrijskom zonom i privlačenju investicija.
Opština Preševo nastavlja svoje sistematske napore na jačanju institucionalnih kapaciteta u oblasti lokalnog ekonomskog razvoja. U sredu i četvrtak, 11. i 12. februara 2026. godine, u prostorijama Skupštine Opštine Preševo biće održana dvodnevna profesionalna obuka za zaposlene u opštinskoj administraciji, posvećena unapređenju upravljanja industrijskom zonom i povećanju efikasnosti u privlačenju domaćih i stranih investicija.
Obuku će voditi univerzitetski profesori sa reputacijom sa Univerziteta u Nišu, sa bogatim akademskim i praktičnim iskustvom u oblasti industrijskog razvoja, upravljanja investicijama i javnih politika. Program je koncipiran tako da kombinuje teorijska znanja sa praktičnim alatima i interaktivnim radionicama, sa posebnim fokusom na realne izazove i razvojne potencijale Opštine Preševo.
Prvi dan obuke biće fokusiran na operativno upravljanje industrijskom zonom i investicioni ciklus. Učesnici će imati priliku da se upoznaju sa savremenim konceptom industrijske zone ne samo kao građevinskog zemljišta, već kao kompleksnog operativnog sistema koji treba da obezbedi predvidivost, pouzdanu infrastrukturu i efikasnu administrativnu podršku investitorima.
Posebna pažnja biće posvećena razumevanju onoga što investitori zaista „kupuju“ kada odluče da investiraju na određenoj teritoriji – pre svega vreme do početka aktivnosti, jasna pravila, sigurnost investicije i jedinstvenu tačku kontakta sa opštinom.
Paralelno, zaposleni u lokalnoj samoupravi analiziraće mehanizme za zaštitu javne imovine, budžeta, bezbednosnih standarda i reputacije industrijske zone.
U nastavku programa, učesnici će raditi na definisanju standardnih operativnih procedura (SOP) koje pokrivaju ceo životni ciklus investitora – od prvog kontakta i ulaska u zonu, preko praćenja ugovornih obaveza, do eventualnog izlaska iz projekta. Kroz interaktivnu radionicu biće identifikovane ključne procedure prilagođene lokalnom kontekstu Preševa, sa jasnim rokovima i odgovornostima.
Popodnevni deo prvog dana biće posvećen privlačenju investicija, gde će industrijska zona biti tretirana kao tržišni proizvod sa jasnom ponudom vrednosti. Učesnici će se upoznati sa konceptima investicionog “pipeline”-a, putanjom investitora (Investor Journey), kao i osnovnim elementima kvalitetnog investicionog paketa, sa fokusom na prioritetne sektore kao što su logistika, laka proizvodnja i agro-logistika.
Drugi dan obuke biće fokusiran na modele poslovne infrastrukture, budžetiranje i planiranje narednih koraka. Učesnici će analizirati razlike između industrijskih zona, slobodnih ekonomskih zona, naučno-tehnoloških parkova i biznis inkubatora, kao i realne faze razvoja koje su primenljive za Opštinu Preševo, bez preskakanja suštinskih koraka.
Poseban segment biće posvećen programskom budžetiranju industrijske zone i definisanju ključnih indikatora performansi (KPI), kao što su broj novih radnih mesta, vreme do početka operativnog rada investitora i kvalitet usluga održavanja infrastrukture. Kroz praktičnu radionicu, zaposleni će raditi na pripremi budžetske matrice i KPI okvira za industrijsku zonu Čukarka.
Završni deo obuke biće posvećen primerima dobre prakse i izradi 90-dnevnog akcionog plana, sa jasnim prioritetima – od usvajanja SOP procedura i finalizacije investicionog paketa, do uspostavljanja registra ugovora, garancija i sistema za praćenje rezultata.
Ova obuka predstavlja važan korak ka profesionalizaciji upravljanja industrijskom zonom i jačanju kapaciteta Opštine Preševo za privlačenje kvalitetnih investicija. Ulaganjem u znanje i veštine zaposlenih, lokalna samouprava šalje jasnu poruku o posvećenosti održivom, planskom i odgovornom ekonomskom razvoju, zasnovanom na modernim praksama upravljanja i partnerskim odnosima sa investitorima.
Obuka je deo širih napora za pozicioniranje Preševa kao pouzdane i konkurentne investicione destinacije, spremne da odgovori zahtevima savremenog tržišta i doprinese dugoročnom razvoju lokalne zajednice.
Izrada ove vesti finansira se od strane Evropske unije u partnerstvu sa Vladom Republike Srbije, kroz program EU PRO Plus. Njena sadržina je isključiva odgovornost Opštine Preševo i ne odražava nužno stavove Evropske unije.












