KKSH shpërblen nxënësin Ajan Hajrullahu dhe profesoreshën Zeqavete Selimi

KKSH shpërblen nxënësin Ajan Hajrullahu dhe profesoreshën Zeqavete Selimi

Postimi i plotë i kryetarit të KKSH-së z.Nevzad Lutfiu:

Shpërblime për nxënësin Ajan Hajrullahu dhe profesoreshën Zeqavete Selimi

Sot realizova një takim të këndshëm me Ajan Hajrullahun, nxënës i shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, që këtë vit arriti të fitojë vendin e parë në gara regjionale në lëndën e fizikës dhe kimisë si dhe vendin e dytë në gara republikane në lëndën e kimisë.

Përveç shpërblimeve, për nxënës si Ajani do të jetë në dispozicion vetura dhe shoferi i KKSH kur ka nevojë për pjesmarrje në gara, sepse Ajani dhe nxënësit si ai janë ambasadorët tanë.