Presheva mbyll procesin e regjistrimit me 58.845 qytetarë të regjistruar

Presheva mbyll procesin e regjistrimit me 58.845 qytetarë të regjistruar

Komuna e Preshevës ka mbyll procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeshefi i Adminiatratës komunale, Hevzi Ramadani përmes një postimi në facebook.

Në ora 12:00 në komunën e Preshevës është regjistruar banori fundit dhe me këtë ka përfunduar i gjithë procesi regjistrimit. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve është 58.845 në 11.603 amvisëri mirpo ky numër mund të rritet edhe për dhjetra qytetarë pasi për 13 familje janë duke u përmisuar të dhënat në sistem. Numrin e saktë do ta kemi nesër në mëngjes pas përpunimit të të dhënave” – ka shkruar Ramadani në postimin e tij në facebook.

Kujtojmë që procesi i regjistrimit zyrtarisht do të përfundojë më 31 tetor (nesër), ndërsa në Komunën e Preshevës, ky proces ka përfunduar një ditë më herët.