Rusia “ankohet” te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po përdor dronët e prodhuar në Turqi

Rusia “ankohet” te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po përdor dronët e prodhuar në Turqi

Rusia është “ankuar” te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po përdor dronët e prodhuar në Turqi.

Duke folur në një konferencë për media të premten, një zyrtar turk tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve Baykar Technologies është një kompani private dhe blerja e pajisjeve nga Ukraina kishte përfunduar para fillimit të agresionit rus.

Sipas raportimit të CNN, zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në arsenalin e tyre.

Javën e kaluar, CNN kishte qenë në objektin e prodhimit në Baykar të Turqisë për një intervistë ekskluzive me shefin e saj të teknologjisë, Selcuk Bayraktar.

Bayraktar, i cili është gjithashtu dhëndër i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se droni “po bënte atë që ishte projektuar për të bërë dhe përmirësuar për të bërë”.