• E mërkurë / Dec-07 15:00
  • Kontakt

Zelensky tregon se a ka gatishmëri ta jap territorin ukrainas në këmbim të Marrëveshjes së Paqes

Zelensky tregon se a ka gatishmëri ta jap territorin ukrainas në këmbim të Marrëveshjes së Paqes

Sanksionet kundër Rusisë po funksionojnë, por duhet të forcohen, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Fox News të premten.

“Sanksionet definitivisht funksionojnë, dhe Rusia ka padyshim frikë nga sanksionet. Kjo i nxjerr jashtë zonës së komfortit. Kjo e rrëzon ekonominë e tyre. Por ka një pyetje se si funksionojnë sanksionet. Ne po u tregojmë dhe u themi Shteteve të Bashkuara dhe liderëve evropianë, të gjithë duhet të punojnë së bashku shpejt”, tha Zelensky.

“Ato duhet të kenë ndikim te oligarkët, te presidenti i Rusisë dhe te të gjitha partitë dhe në përgjithësi në vend. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të punojnë për këtë nëse SHBA-të dëshirojnë të kenë negociata të suksesshme”, vijoi presidenti ukrainas.

Gjatë intervistës, Zelensky iu përgjigj akuzave ruse se Ukraina ka kryer një sulm me helikopter në një depo karburanti brenda territorit rus të premten.

Një zjarr i madh shpërtheu të premten në një depo karburanti në Belgorod, një qytet rus pranë kufirit me Ukrainën – për të cilin Rusia tha se ishte shkaktuar nga një sulm ajror nga helikopterët ukrainas.

“Më vjen keq që nuk diskutoj asnjë nga urdhrat e mia si komandant i përgjithshëm, udhëheqës i këtij shteti. Ka gjëra që i ndaj vetëm me forcat e armatosura ushtarake të Ukrainës dhe kur ata flasin me mua,” tha Zelensky, kur u pyet. nëse ai do të kishte urdhëruar një sulm të tillë.

“Duhet të kuptoni se në atë territor që përmendët ata po vendosnin sistemet e tyre të qitjes dhe po gjuanin vetë raketa”, vijoi Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se nuk do të ishte i gatshëm të jepte territorin ukrainas në këmbim të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

“Ne nuk tregtojmë territorin tonë. Kështu që çështja e integritetit territorial dhe sovranitetit është jashtë diskutimit”, tha Zelensky.