Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:
Të dashur qytetar të komunës Preshevë. Seanca skandaloze e mbajtur të dielën në Kuvendin Komunal Preshevë shënon aktin më të ulët të demokracisë dhe abuzimit flagrant me Pushtetin Lokal nga dy protagonisët supermashtrues, kryetari i Komunës dhe ai i Kuvendit Komunal.
Fillimisht, ajo është thirrur në formë klandestine e aq më tepër tinzare, pa u bazuar fare në rregulloren e Kuvendit Komunal, statutin e komunës dhe ligjin e vetadministrimit lokal.
Formimi i shumicës së re ndodhi pesë minuta para se të ftohej seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal me mesazh telefoni cellular nën ndikimin e personave skajshmërisht të dyshimtë dhe shumë të afërt me presidentin serb. Ajo që është shqetësuese dhe shumë trishtuese se të njejtit persona janë aktorët kryesorë në trazirat politike në veriun e Republikës së Kosovës.
Me këtë kategori njerëzish thurrën bashkëpunim e marveshje dy krerët e dy institucioneve të komunës Preshevë, dy kryemashtruesit kryetari i komunës dhe ai i kuvendit komunal. Ajo që më së shumti iriton se këta persona po ditën e mbajtjes së seancës së kuvendit komunal janë parë në darkë të përbashkët në Preshevë me dy drejtuesit e komunës sonë.
Këta individë janë një miks i përzier nga Beogradi, pjesa veriore e Kosovës dhe mjerisht dy udhëheqësit institutional të komunës Preshevë. Këta të parët kanë dosje të hapura në Republikën e Kosovës, dhe tani fusin hundët në Preshevën e varfër për ta plaçkitur gjer në palcë. E këtë tani po ua mundësojnë dy kryemashtruesit e komunës Preshevë.
Ajo që iriton pafundësisht janë përgaditjet e dy kryemashtruesëve për futjen e komunës Preshevë në borxhe-kredi gjer dhjetë million euro, që bashkë me bandën e Beogradit dhe veriut të Kosovës ta plaçkisin pamëshirshëm!
#napresinditëmëtënxehtasekëtotëkorrikut
#nukdorëzohemiparaasnjëbandeebanditizmi