• E mërkurë / May-18 12:56
  • Kontakt

Mbrojtja ukrainase i zë në ‘befas’i rusët: Ua bën shkrumb e hi disa helikopter në Kherson

Mbrojtja ukrainase i zë në ‘befas’i rusët: Ua bën shkrumb e hi disa helikopter në Kherson

Ushtria ukrainase ka ndërmarr një ofensivë kundër forcave ruse të cilat ishin të vendosura në aeroportin Kherson, e ku ka arritur t’i zë në befasi ruset duke ua shkatërruar një numër të madh helikopterësh.

Ushtria ukrainase shkatërroi një numër helikopterësh ushtarakë rusë në Aeroportin Ndërkombëtar Kherson të martën, siç e tregojnë edhe imazhet e reja satelitore nga Planet Labs

Sapo janë publikuar foto të reja satelitore, të cilat konfirmojnë se Ukraina nisi një sulm të suksesshëm në aeroportin në Kherson.

Një shtëllungë e madhe e zezë tymi shihet duke u ngritur nga aeroporti në imazhin satelitor, me një numër helikopterësh të përfshirë nga zjarri. Është goditja më shkatërruese e njohur që ushtria ukrainase ka kryer kundër helikopterëve rusë gjatë luftës. Po ashtu janë goditur edhe mjete ushtarake që shihen pranë aeroportit, shkruan CNN.