Skandali i EULEX’it arsyeja e anulimit të konferencës Haradinaj-Mogherini- Hahn?

Në momentin e fundit, pa paralajmërim, është anuluar konferenca për shtyp në selinë e BE-së në Bruksel, në të cilën përfaqësuesja e lartë e BE-së....

Në momentin e fundit, pa paralajmërim, është anuluar konferenca për shtyp në selinë e BE-së në Bruksel, në të cilën përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri i Kosovës.

Zyrtarë të BE’së kanë thënë se arsye për anulimin e konferencës është agjenda, nuk dihet nëse situata e ndjeshme Kosovë –BE rreth demarkacionit është arsyeja e anulimit të konferencës apo edhe diçka tjetër.

Po ashtu një arsye tjetër mund të jetë skandali i fundit i EULEX kur një gjyqtar e akuzoi misionin për korrupsion.

Zëdhënësja Maja Kocinaçiç ka thënë se konferenca është anuluar “për shkak të agjendës”, pavarësisht se  konferenca ka qenë e  paralajmëruar para shumë kohësh.