z.Mustafa merr pjesë në takim me Klubin e ish Ambasadorëve të SHBA-ve në hapsirat e Parlamentit të Republikës së Kosovës

z.Mustafa merr pjesë në takim me Klubin e ish Ambasadorëve të SHBA-ve në hapsirat e Parlamentit të Republikës së Kosovës

Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:

Në organizimin e Klubit të ish Ambasadorêve shqiptar nga Shqipëria e Kosova, dje në orët e mbrëmjes është organizuar takim me Klubin e ish Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara tê Amerikës në hapsirat e Parlamentit të Republikës së Kosovës me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

       Me këtë rast është prezentuar në përpikri çdo shqetësim përkatësisht diskriminim shtetëror i Serbisë ndaj shqiptarëve të këtyre komunave me shumicë shqiptarësh autokton.

      Në emër të PDSH--së është arsyetuar platforma mbi bazën e fakteve në lidhje me zgjidhjen e vetme të shqiptarëve në tre komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e që është ribashkimi i Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës. 

      Le të shpresojmë se klubi i ish Ambasadorëve të SHBA-ve në raportet e tyre t'i japin vend meritor kësaj platforme të shqiptarëve në Luginë të Preshevës që nga Referendumi i 1 e 2 Marsit 1992, luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe platformave politike të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptar të tre komunave me shumicë shqiptarësh autokton në Luginë.

#rroftë aleanca shqiptaro-amerikane

#zotiibekoftëshqiptarëteamerikanët