Ukrainasi gjen raketën ruse brenda në shtëpi, nuk shpërtheu

Një ukrainas ka regjistruar në celularin e tij pamje të pabesueshme. Në banesën e tij në Kharkiv ai gjeti një raketë ruse të pashpërthyer.

Raketa, për disa arsye, nuk kishte shpërthyer, diçka që nëse ndodhte do të shkaktonte shkatërrimin e plotë të shtëpisë.

Për habinë e tij të madhe, raketa kishte shpuar çatinë dhe ishte gozhduar në banjë, pranë lavamanit, siç mund ta shihni në videon përkatëse.

Kharkiv prej javësh është një nga qytetet më të goditura nga sulmet ruse, që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Ndonëse e mohon një gjë të tillë, Putin nuk ka kursyer civilët.