Qytetari nga fshati Geraj i revoltuar nga mashtrimet e Shqiprim Arifit

Qytetari nga fshati Geraj i revoltuar nga mashtrimet e Shqiprim Arifit

Qytetari i bashkësisë lokale Geraj edhe pse kontriboi për APN bën thirrje të ndëshkohet me votë kjo parti.

Postim i një qytetari nga fshati Geraj i revoltuar nga mashtrimet e Alternativës Për Ndryshim:

Të dashur bashkfshatarë,edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet që do të mbahen në vendin tonë.

Edhe unë si shumë qytetarë të komunës sonë shpresova në "ndryshimin" prandaj edhe kontribova duke votuar partinë e APN-së. 

Të gjithë nga fshati im e din kontributin tim dhe të familjes sime për këtë "ndryshim".  Afër 20 anëtarë të familjes votuam për ndonjë ditë më të mirë,duke i sjellur edhe shumë familjarë nga mërgata. 

Por a ndodhi në të vërtetë "ndryshimi"? Aspak,bile edhe përkundër shumë votave që i dhuruam,shpërblimi na u kthye me të keq!

Njerëz të afër me pushtetin dhe kryetarin,përveç që nuk ma plotësuan kërkesën e vetme që kisha,ata e keqpërdorën kontributin tonë për interesa persolane!

Kërkuam disa shtylla elektrike për lagjen tonë por kërkesa u vonua qëllimisht! Pas ca ditëve shtyllat arriten por u kërkua shuma e caktuar prej 1450 eurova në këmbim të tyre,përkundër faktit se këto shtylla ishin paguar edhe nga buxheti komunal!

Qytetarë të nderuar,ky është vetëm një rast i keqpërdorimit të buxhetit komunal,jemi dëshmitarë që keqpërdorime të tilla janë të shumtë në komunën tonë,andaj me 28 mars ju ftoj që t'i ndëshkojmë me votë këtë pushtet  që nuk na solli "ndryshimin" por në fakt keqpërdorimet dhe hajnitë e tilla