Atalanta – Sassuolo jep rinisjen e sezonit në Serie A – ka dy arsye të veçanta për këtë

Atalanta – Sassuolo jep rinisjen e sezonit në Serie A – ka dy arsye të veçanta për këtë

Skuadra e Bergamos, qytetit më të goditur në Itali nga pandemia, pritet të jep startin për rritjen e shpresave të italianëve, se gjithçka mund të kthehet në normalitet.

Atalanta pritet të luajë si nikoqire e Sassuolo më 19 qershor, raporton ‘Sky Sport Italia’.

Plani është që sezoni të rinis më 20 qershor, por me gjasë ndeshja e parë do të luhet 24 orë më herët.

Sipas raportimeve në mediet italiane, kjo ndeshje do t’i jap ristartin sezonit për dy arsye.

E para është pikërisht ajo që ka të bëjë me Bergamon  dhe goditjen nga pandemia, kurse e dyta ka të bëjë me mysafirët, të cilët ishin të fundit që luajtën një ndeshje në Serie A, atë kundër Brescia.