Dita kur i madhi Mike Tyson u pensionua nga boksi

Dita kur i madhi Mike Tyson u pensionua nga boksi

“Iron” Mike pati një karrierë të paharruar. Në vetëm 20 vjeç në 1986, ai u bë kampion i botës në boks në peshat e rënda.

Karriera e tij nuk shkoi në mënyrën më të mirë, duke dështuar menaxhimin e tij, ku përfundoi edhe në burg.

Pas gjithë atyre problemeve, Tyson ishte rikthyer në ring, por asnjëherë nuk kishte qenë ai i mëparshmi, kur mahniste botën me paraqitjet e tij.

Karriera e tij zyrtarisht ka përfunduar në këtë ditë të vitit 2005, kur ishte mundur nga Kevin McBride.

Gjatë karrierës së tij Tyson arriti 50 fitore, gjashtë humbje dhe dy barazime.