Skuadra e Barcelonës është e interesuar të sigurojë hapësira në strukturën e pagave dhe të mbledh disa fonde për të regjistruar transferimet.
Sipas raportimeve të ‘Cadena COPE’, shitja e Pierre-Emerick Aubameyang te Chelsea është më afër se kurrë.
Londinezët kanë ofruar sot 15 milionë euro, plus disa të tjera si bonuse, për kartonin e sulmuesit nga Gaboni.
Shitja e Aubameyang do të lironte hapësirat e nevojshme për regjistrimin e Jules Kounde në La Liga.