Setien njofton bordin e skuadrës me dëshirat e tij – kthehet Alena, largohen dy mesfushorë

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka njoftuar bordin e skuadrës me dëshirat e tij.

Merkatoja e verës pritet ta gjej Barcelonën mjaft aktive, me skuadrën që synon përforcimin në disa reparte.

Mesfusha është një nga këto reparte ku pritet të ketë ndryshime drastike, madje, Setien duket se ka gati edhe planin.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Setien dëshiron rikthimin e Carles Alena në skuadër.

Ai vlerëson se spanjolli është shumë i mirë për lojën mes linjave. Trajneri ka gati edhe planin se si t’i jap më shumë minuta mesfushorit.

Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic do të jenë dy mesfushorët që duhet larguar, gjithnjë sipas dëshirave të Setien.

Mbetet të shihet nëse kërkesat e trajnerit do të aprovohen dhe bordi do të veprojë në këtë mënyrë.