Wallace zbulon se çfarë i bëri Ronaldo pas ndeshjes Juventus – Lazi

Wallace zhvilloi duele të forta me Cristiano Ronaldon në ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios në Serie A....

Mbrojtësi i Lazios, Wallace mori një dhuratë nga Cristiano Ronaldo pas ndeshjes me Juventusin në Serie A.

Ai ka bërë të ditur se çfarë i ndodhi në duelin me Ronaldon në takimin e fundit mes skuadrave në Torino.

“Ronaldo dukej pak nervoz për disa ndërhyrje të mija. Në fund të ndeshjes më ka kërkuar falje, më ka uruar dhe më ka dhuruar fanellën. Do ta gozhdoj dhe askush nuk guxon ta prekë”.

Ronaldo nuk shënoi gol por Juventus fitoi ndaj Lazios me rezultat 2:0.