Ranieri në bisedime me klubin e ri

Claudio Ranieri mund të gjejë angazhim të ri në Francë.

Claudio Ranieri është kandidat i ri për postin e trajnerit në Bordeaux.

Klubi francez dështoi në përpjekje për angazhimin e Thierry Henry.

Por, tani ka kthyer vëmendjen te ish menaxheri i Leicester Cityt, kampion i Premierligës, shkruajnë mediat franceze.

Palët kanë filluar bisedimet andaj së shpejti mund të merret një vendim final në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm mes Ranierit dhe Bordeaux.