FIFA dënon Shqipërinë dhe Maqedoninë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit, por edhe atë t

E gjithë kjo pas fishkëllimave të tifozëve me rastin e intonimit të himnit të Maqedonisë dhe parregullsive në mes të dy pjesëve, e cila bëri që të vonohet fillimi i gjysmëlojës së dytë.

Shqipëria është dënuar me mbi 26 mijë euro me paralajmërim se në të ardhmen do të ketë dënime më drastike.

Sipas arsyetimit të FIFA-s, 300 mbështetës të kombëtares shqiptare kanë ndezur flakadanë dhe kanë bërë thirrje politike, të tilla, si “UÇK, UÇK”, “Shqipëria e Madhe”, “Ilirida”.

FIFA e ka gjobitur edhe Maqedoninë me 4300 euro për lëshime në organizim të takimit të vlefshëm për kualifikueset e botërorit “Rusia 2018”.

Kujtojmë se ndeshja e zhvilluar në qytetin e Strumnicës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Ndryshe, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e mbetura me Spanjës dhe Italinë.