Super mbrëmje në Champions, shënohen 33 gola, ja rezultatet

U luajtën mbrëmjen e sotme ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Champions League.

U luajtën mbrëmjen e sotme ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Champions League.

Në 8 stadiumet europiane u shënuan 33 gola, duke qenë një nga mbrëmjet më spektakolare të historisë së këtij kompeticioni.

Liverpuli mori fitoren që i nevojitej, dhe me plot 7 gola, përballë Spartakut të Moskës.

Napoli i Hysajt doli me humbje nga transferta e Fejnordit, teksa u mund 2-1. Gjithsesi, Shaktari fitoi 2-1 ndaj Mançester Sitit, dhe sidofoqoftë nuk mund të siguronte një kualifikim.

Reali fitoi 3-2 ndaj Dortmundit, por vendin e parë në grup e mori Totenhemi, që fitoi 3-0 ndaj Apoelit.

JA REZULTATET 

Grupi E

Liverpul 7-0 Spartak Moskë

Maribor 1-1 Sevilja

Grupi F

Shaktar Donjetsk 2-1 Mançester Siti

Fejnord 2-1 Napoli

Grupi G

Porto 5-2 Monako

Lajpcig 1-2 Beshiktash

Grupi H

Totenhem 3-0 Apoel

Real Madrid 3-2 Borusia Dortmund