Pedri është konfirmuar si numri 8 i ri i Barcelonës për sezonin 2022/23, me yllin e ri duke marrë për sezonin e ardhshëm fanellën e bërë të famshme nga legjenda e klubit, Andres Iniesta.
19-vjeçari, i cili u transferua te Blaugranët nga Las Palmas në vitin 2020, ka shijuar dy sezone të shkëlqyera për klubin edhe pse ata kanë dështuar të fitojnë trofe të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe.
Megjithatë, Pedri e ka vendosur veten si një shtyllë të ekipi të Barcelonës, por edhe nivel ndërkombëtar me Spanjën.
Kjo formë e pasur e ka parë atë të shpërblehet për sezonin e ardhshëm, ku Pedri do të shihet duke ndjekë gjurmët e Iniestas, si dhe disa emra të tjerë të famshëm në Camp Nou.
Të riut iu dorëzua fanella me numër 16 në sezonin e tij të parë me klubin, por tani e tutje ai do ta bartë fanellën me numër 8, i cili ishte i zënë fillimisht nga boshnjaku Miralem Pjanic e pastaj nga Dani Alves.
Por, me brazilianin e larguar dhe boshnjakun në largim e sipër, Pedri tashmë do të bëhet pronar i fanellës së famshme me numër 8.
“Fillon një epokë e re”, shkruan në postimin e Barcelonës, ku shihet Pedri në një video me fanellën me numër të ri.