10 ditë pasi ra në koma pas nokautit, ndërron jetë boksieri 26 vjeçar

10 ditë pasi ra në koma pas nokautit, ndërron jetë boksieri 26 vjeçar

Një lajm tronditës vjen nga bota e boksit.

Boksieri rus, Arrest Sahakyan ka ndërruar jetë, 10 ditë pasi ra në koma nga një nokaut që pësoi gjatë një meçi.

Sahakyan ndërroi jetë pas meçit ndaj Igor Semernin, i cili e nokautoi dhe e la në gjendje koma. Ai nokaut doli të ishte fatal.

Boksieri armeno-rus qëndroi në koma për 10 ditë, para se të njoftohej për vdekjen e tij.

Gjatë karrierës së tij, boksieri zhvilloi 9 meçe duke fituar gjashtë nga to.