Kff P.B sot luajten ndeshje si mysafir ku për kundërshtarë kishin Zfk Radnicki nga Nishi.
Lojë e bukur u zhvillua që nga fillimi i ndeshjes, në frymën e Fair Play nga dy ekipe, pasi që kundërshtari ishte një ekip me traditë në futbollin e femrave në Serbi.
Ekipi KFF Presheva - Bujanoci që nga fillimi i lojës , tregoi se ka vendosshmëri të madhe për të dalë fituese nga kjo lojë.
Që nga fillimi futbollistet zhvilluan një lojë me pasime të sakta , dhe rezultati 2:3 e dëshmon lojën e ekipit qe tashmë arriti fitore si mysafire ndaj ekipit që kryeson tabelën.
Rezultati përfundimtar ZFK Radnicki Nish 2:3 KFF PB.