Zidane frikëson tifozët e Real Madridit me deklaratën për Bale

Zinedine Zidane nuk e di se kur Gareth Bale do të rikthehet nga lëndimi.

Zinedine Zidane ka shpjeguar situatën e Gareth Bale te skuadra e Real Madridit.

Ai ka thënë se pret rikuperimin e uellsianit por nuk ka parashikuar se kur mund të rikthehet në skuadër.

“Problemi i ri nga Bale nuk është serioz”, u shpreh Zidane në konferencë për media, përcjell rtvaldi.com

“Kam vetëm fjalë pozitive për të. Do të dalë nga kjo. Është futbollist i rëndësishëm për ne. Por, nuk mund të parashikoj se kur do të rikthehet”, theksoi ai.