Globe Soccer Awards zbulon nominimet për lojtarin, trajnerin, skuadrën dhe agjentin e vitit 2017 (Foto)

Edicioni i tetë i Globe Soccer Awards do të zhvillohet më 28 dhjetor dhe Real Madridi janë favoritët për të fituar shumicën e çmimeve.

Ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo si lojtari më i mirë, Zinedine Zidane si trajneri më i mirë dhe Los Blancos si klubi më i mirë janë vetëm disa nga kandidatët e njoftuar të enjten nga Globe Soccer Awards.

Përveç Ronaldos ka edhe gjashtë lojtarë për çmimin më të mirë të lojtarëve: Lionel Messi, Paulo Dybala, Gianluigi Buffon, Neymar, Sergio Ramos dhe Kylian Mbappe hyn në këtë listë.

Gazeta spanjolle Marca do të ketë nderin për të qenë media zyrtare e këtyre çmimeve dhe do të transmetojë gjithçka në kohë reale.

Globe Soccer Awards ka zbuluar edhe kandidatët për çmimin e trajnerin më të mirë, skuadrës më të mirë dhe agjentit sportiv të vitit 2017.

Sa për trajnerët, katër kandidatët janë Zidane, Antonio Conte (Chelsea), Jose Mourinho (Manchester United) dhe Massimiliano Allegri (Juventus).

Te skuadrat janë tri nominime, ku përveç gjigantit spanjoll, kandidatë janë edhe Manchester Unitedi dhe Monaco.

Ndërsa, nominimet për çmimin e agjentit më të mirë të vitit vijnë nga Jorge Mendes, Mino Raiola dhe Alessandro Lucci.

Ndryshe, çmimin e Globe Soccer Awards në të kaluarën e kanë fituar Ronaldo (2011), Radamel Falcao (2012), Franck Ribery në vitin 2013, Ronaldo në vitin 2014 dhe Messi (2015), ndërsa vitin e fundit u fitua nga ylli portugez i Realit.