Tifozët e Real zgjedhin përforcimin e ri

Gati njëzëri tifozët e Los Blancos kanë zgjedhur sulmuesin argjentinas të Inter si përforcimin që skuadra duhet ta bëjë gjatë afatit kalimtar të janar

Sipas një sondazhi të organizuar nga e përditshmja spanjolle Marca, tifozët e Realit të Madridit kanë votuar pothuaj unanimisht që Mauro Icardi të transferohet në kryeqytetin spanjoll.

Sulmi i Zinedine Zidane po vuan të shënojë këtë vit dhe këtë e ka kuptuar mjaft mirë edhe presidenti Florentino Perez, që është i gatshëm të bëjë një sakrificë për sulmuesin zikaltër, ndoshta që në muajin janar.

Icardi nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ky është një favor për madrilenët që mund ta përdorin edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

E përditshmja spanjolle raporton se mes palëve janë bërë tashmë kontaktet e para dhe se Perez është gati të paguajë klauzolën prej 110 milionë eurosh, që në muajin janar.