Lëndohet Strakosha, do të humbas përballjen me Turqinë dhe Romën

Pas Radja Nainggolan, tani portieri i Lazios Thomas Strakosha është në dyshim për derbin e Romës pas një lëndimi me kombëtaren shqiptare.

Mesfushori Nainggolan u dërgua në shtëpi më herët se që pritej nga ana e kampit të Belgjikës. Ai u diagnostikua me një tendosje të kofshëve dhe është dyshim nëse do të paraqitet “Derby della Capitale”.

Lazio gjithashtu mund të mbetet pa portierin e tyre, pasi Strakosha u largua mbrëmë nga stërvitjet me kuqezinjtë.

Portieri 22-vjeçar raportohet se ka probleme me muskujt e këmbës, e cila gjë ka bërë që mos të paraqitet edhe kundër kombëtares turke.

Shqiptari raportohet gjithashtu se është nën vëzhgimin e shumë skuadrave evropiane duke përfshirë edhe Juventusin.