Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka përjashtuar mundësinë e largimit të sulmuesit Neymar.
Ylli Brazilian spekulohet se kërkohet nga Real Madrid.
Por, Emery ka insistuar se Neymar është i përqendruar maksimalisht te skuadra nga Parc des Princes.
“Neymar është i përqendruar dhe i lumtur në Paris Saint-Germain”, u shpreh Emery, përcjell rtvaldi.com.
Neymar nënshkroi me Paris Saint-German nga Barcelona për 222 milionë euro.