Barcelona vendos përfundimisht për Philippe Coutinhon

Barcelona besohet se do e mbajë në skuadër Philippe Coutinhon, pasi kjo është edhe kërkesë nga trajneri i ri

Trajneri i katalunasve, Ronald Koeman, raportohet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se mesfushori brazilian është në planet e tij.

Philippe Coutinho u transferua më shumë bujë nga Liverpooli te Barcelona në vitin 2018 për shumën prej 145 milionë eurove, por nuk ishte edhe forma e tij e njëjtë si me skuadrën angleze.

Katalunasit e huazuan 26 vjeçarin te Bayern Munichi në sezonin e fundit, por ‘bavarezët’ nuk paguan në fund 120 milionë euro për ta blerë përfundimisht.

Kësisoj, mediat spanjolle sot kanë shkruar se Barcelona ka vendosur ta mbajë lojtarin në skuadër për këtë sezon dhe nuk do largohet as edhe në formë huazimi. Coutinho ka kontratë të vlefshme me katalunasit deri më 2023.