Rezultatet e rivlerësimit: Robin Krasniqi shpallet fitues ndaj Boesel

Robin Krasniqi ka marrë rezultatet e rivlerësimit të duelit me Bosel dhe ka dalë fitues.

Krasniqi ka çuar incizimet e tij në një juri neutrale, dhe ka marrë rezultatet ku ka dalë fitues me vendim unanim nga pesë profesionistë.

116:112, 116:112, 115:114, 115:113, dhe 115:113, ishin pesë rezultatet, të gjitha në favor të Krasniqit.

Këto rezultate u dhanë nga Timo Hoffman, Tengis Sade, Sergej Kovalenko, Mathias Eichler dhe Jens Kluge.

Kjo drejtësi u nda në Gersthofen si pjesë e një eventi publik, në prezencë të medieve. Këta pesë anëtarë të jurisë janë pesë persona të licencuar nga Gjermania, për juri në boks.