Shikojeni çfarë bëri Messi me Dybalan dhe Higuainin pas ndeshjes Juventus – Barcelona

Lionel Messi, Paulo Dybala e Gonzalo Higuain ishin në disponim të mirë pas ndeshjes Juventus - Barcelona.

Lionel Messi ishte në disponim të mirë pas barazimit pa gola me Juventusin në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas, i inkuadruar në lojë si rezervist në pjesën e dytë, pas takimit u ndal në tunelin e zhveshtores.

Arsyeja ka të bëjë se ai u ndal për të biseduar me dy bashkëkombësit e tij, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, argjentinasit shihen të buzëqeshur duke biseduar mes vete.