Analizë, parashikim, formacionet e mundshme: United – PSG, dueli për kalimin në fazën e eliminimit direkt

Analizë, parashikim, formacionet e mundshme: United – PSG, dueli për kalimin në fazën e eliminimit direkt

Manchester United do e zhvillojë sonte takimin e dytë ndaj Paris Saint-Germainit në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë mes dy skuadrave ishte fituar nga Djajtë e Kuq me rezultat 2-1, derisa nga ora 21:00 do të përballen në Old Trafford.

Ole Gunnar Solskjaer në këtë takim nuk mund të llogarisë në Luke Shaw që është i lënduar dhe Axel Tuanzebe që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, në dilemë për këtë sfidë janë Eric Bailly, Jesse Lingard, Anthony Martial, Scott McTominay, Paul Pogba, Alex Telles dhe David de Gea.

Në anën tjetër, Thomas Tuchel do të jetë pa lojtarët si, Juan Bernat, Julian Draxler, Mauro Icardi, Timo Kherer dhe Pablo Sarabia qëjanë të lënduar, derisa në dilemë është Laywin Kurzawa.

Statistika

PSG tenton të kalojë për të tetën herë radhazi në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, Kampioni i Ligue 1 ka humbur dy ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat. Klubi francez ka pranuar tre kartonë të kuq në dy ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat.

Manchester United ka pranuar vetëm dy gola në pesë ndeshje e fundit në shtëpi në të gjitha garat. Marcu Rashford është golashënuesi i tyre më i mirë për këtë edicion të garës më të madhe për klube në Evropë, me pesë gola në katër paraqitje deri më tani.

Lojtari që duhet shikuar: Victo Lindelof

Mbrojtësi suedez kishte vuajtur nga disa lëndime më parë, mirëpo ai është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe e ka ndihmuar Unitedin aty ku është nevojitur. Mirëpo, ai sonte do të jetë përballë treshes së frikshme, Angel Di Maria, Kylian Mbappe dhe Neymar. Ai po ashtu duhet të ketë kujdes edhe nga topa e gjatë preciz të Marco Verrattit, që mund ta zënë në befasi.

Manchester United është lider i Grupit H me nëntë pikë, PSG dhe RB Leipzig me gjashtë derisa Basaksehir ka tre sosh.

Parashikimi i ndeshjes: Ky takim parashikohet të përfundojë me barazim me një mori golash të shënuara në Old Trafford.

Formacioni i mundshëm i Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Telles; Fred, McTominay, van de Beek; Fernandes; Cavani, Rashford.

Formacioni i mundshëm i PSG-së: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker; Verratti, Pereira, Herrera; Di Maria, Mbappe, Neymar.