‘Blutë’ po synojnë të shesin një pjesë të madhe të ekipit të tyre, dhe në mesin e lojtarëve janë Kepa Arrizabalaga, Jorginho, Antonio Rudiger, Kurt Zouma, Andreas Christianen, Emerson, Tiemoue Bakayoko, Victor Moisiu, Danny Drinkwater dhe Michy Batshuayi.
Arsyet që kanë çuar Chelsean në shitjen e gjithë këtyre lojtarëve, janë përforcimet e shtrenjta.
Frank Lampard ka deklaruar se planifikon të sjellë përforcime në mbrojtje, por së pari klubi duhet të bëjë disa shitje.
Chelsea tashmë ka investuar 93 milionë euro, duke transferuar Timo Werner nga RB Leipzig dhe Hakim Ziyech nga Ajax.
Skuadra nga ‘Stamford Bridge’ gjithashtu është e lidhur edhe me Kai Havertz nga Bayer Leverkusen.