Publikohet lista e skuadrës së Barcelonës për ndeshjen finale

Publikohet lista e skuadrës së Barcelonës për ndeshjen finale

Barcelona ka publikuar listën e skuadrës dy ditë përpara ndeshjes në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbao.

Barcelona ka vendosur që të udhëtojë me gjithë lojtarët për në Sevilla, ku edhe do të zhvillohet ndeshja, transmeton lajmi.net.

Edhe pse disa lojtarë nuk janë në dispozicion për ndeshje, sikurse Ansu Fati dhe Neto, të cilët prapë se prapë kanë udhëtuar me skuadrën.


Në listë shihet edhe rikthimi i Gerard Pique, i cili nuk ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madrid.

Bilbao do mundohet që të befasojë Barcelonën në këtë ndeshje, e cila është favorite./RTVALDI/