E jashtëzakonshme kjo që bën Ronaldo, ja rekordet e reja në Champions

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve, në garën më të madhe në botë për klube.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve, në garën më të madhe në botë për klube.

Atij i janë dashur vetëm 11 minuta ndaj Dortmundit, për t’u bërë lojtari i parë në histori që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Portugezi ka shënuar dy gola në shtëpi dhe udhëtim ndaj Apoel, një në shtëpi dhe udhëtim ndaj Dortmund dhe dy në udhëtim dhe një në shtëpi ndaj Dortmundit, ndeshje e cila po zhvillohet në këto momente.

Për më shumë, Ronaldo ka barazuar Leo Messin me nga 60 gola në fazën e grupeve, por ka mundësi që ta kalojë, kur kanë mbetur edhe 45 minuta lojë të pjesës së dytë ndaj Dortmundit.