Qeveria e Serbisë i'a zvoglon buxhetin KKSH-së

Qeveria e Serbisë i'a zvoglon buxhetin KKSH-së

Postimi i plotë i kryetarit të KKSH-së z.Nevzad Lutfiu

Qeveria e Serbisë ulë buxhetin për KKSh

Të dashur qytetarë shqiptarë

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në vend që të rrisë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 e ka ulur atë për mbi 1 milion dinarë.

Buxheti për institucionin tonë do duhej të rritej për shkak regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kjo jo që nuk u mor parasysh, përkundrazi e ulën buxhetin.

Kjo e vështirëson jashtëzakonisht shumë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Lidhur me këtë i njoftuam ndërkombëtarët.

As ky kërcnim nuk do të na zmbraps nga puna, përkundrazi do të punojmë edhe më fuqishëm për të drejtat tona, pavarësisht diskriminimeve dhe vendimeve skandaloze si ky!