Kryetari i PDSh-së në Preshevë, Ragmi Mustafa e ka demantuar ish-kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin që deklaroi sot se është shkarkuar jashtëligjshëm dhe në mënyrë arbitrare nga shteti serb. Mustafa tha se Arifi është shkarkuar sipas procedurave ligjore dhe se ai tash e nëntë muaj nuk e ka pasur shumicën në Kuvend.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa ka konfirmuar për Gazetën Express se është zgjedhur kryetar i komunës së Preshevës pas largimit të Shqiprim Arifit. Mustafa tha se Arifi nuk është shkarkuar nga askush, teksa shtoi se ai tash e nëntë muaj nuk e kishte shumicën në Kuvendin Komunal të Preshevës.
Madje Mustafa tha se pikërisht Arifi ka qenë i përkëdheluri i qeverisë së Serbisë.
“Zoti Arifi nuk është shkarkuar nga askush. Ai ka plot nëntë muaj që menaxhon komunën Preshevë pa Kuvend Komunal. Sepse për këtë kohë para nëntë muaj ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal Preshevë. Sipas ligjit në Serbi, nëse tre muaj nuk ka mbahet seancë Kuvendi Komunal atëherë qeveria serbe shpërndan Kuvendin Komunal. Me këtë akt shpërndarje të Kuvendit Komunal bie dhe ekzekutivi përkatësisht kryetari I Komunës. Mirëpo, qeveria serbe këtë nuk e bëri që plot gjashte muaj. Kryetari i komunës për këtë kohë nëntë mujore vet ka qep e vet ka prerë sepse prej kohësh ka qenë i ledhatuari i qeverisë serbe. Tani kur President I opozitës në Beograd dhe dy ambasadorëve SHBA e OSBE Për shpalljen e zgjedhjeve lokale bashkë me ato te qytetit të Beogradit qeveria serbe ka qenë e detyruar te shpërndaj Kuvendin Komunal Preshevë”, ka thënë Mustafa për Express.
Sipas tij, Qeveria e Serbisë e ka shpërndarë sipas ligjit Kuvendin Komunal të Preshevës dhe ka larguar Arifin nga kryesimi i komunës.
“Me këtë detyrimisht bie edhe kryetari i komunës. Prandaj, për humbjen e shumicës në Kuvendin Komunal nuk mban faj opozita, aq më parë Partia Demokratike Shqiptare që udhëheq Ragmi Mustafa. Paradoksi tjetër qëndron në atë se menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit Komunal, qeveria serbe emëron organin e përkohshëm pesë anëtarësh marrë nga pesë subjekte politike dhe një caktojnë kryetar sipas madhësisë elektorale të subjektit politik”, tha tutje ai për Gazetën.
E deklaratat e Mustafës pas shkarkimit, Mustafa i ka konsideruar të turpshme.
“ Partia Demokratike Shqiptare ishte e dyta në zgjedhjet e fundit dhe ka marrë kryetarin e përkohshëm gjer 2 qershor kur do të jenë zgjedhjet. Alternative e zotit Arifi nuk ka dhënë emër për organ të përkohshëm me qëllimin e mashtrimit të opinionit, kamufllimit, shantazhimit të kundërshtarëve politik dhe paraqitjen e tij si viktimë. Gjë e çmendur dhe turpshme!!!”, tha tutje ai.
Shqiprim Arifi tha sot se është shkarkuar në mënyrë arbitrare dhe pa ndjekur procedura ligjore nga shteti serb.
“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90’ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Poashtu, ai konfirmoi se pas këtij shkarkimi ka marrur vendim që të shuaj aktivitetin politik.