Kjo është përgjigjja që i ka dhënë Lewandowski Barcelonës

Robert Lewandowski duket se ka pranuar të transferohet drejt Barcelonës.

Ylli polak, Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në qershor të viti 2023, por mund të largohet në fund të sezonit.

Koha e tij në ligën gjermane me gjasë ka përfunduar, pasi Lewa nuk e ka ndërmend rinovimin.

Barcelona është ekipi që kanë shfaqur interesim më të madh për lojtarin, ata kanë ofruar 60 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

Sipas ‘Sport’, Lewandowski ka pranuar të transferohet drejt ‘Camp Nou’.

Ai preferon të luajë në La Liga dhe plani i Barcelonës i ka tërhequr vëmendjen yllit nga Polonia.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se ku do të jetë destinacioni i 33-vjeçarit.

Këtë sezon në 28 paraqitje në Bundesligë, sulmuesi ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar një herë.