Sot (e martë), Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zbuluar logon dhe fanellat e reja që “Dardanët” do t’i mbajnë në ndeshjet kualifikuese.
Kompania zvicerane ’14Fourteen’ që njëkohësisht është edhe sponsor ka zbuluar se sa kushtojnë fanellat e reja, shkruan lajmi.net.
Fanella e Kosovës pa vendosur ndonjë emër mbrapa fanellës kushton 65 euro, derisa në rast se dëshironi të jetë autentike ka vlerën 95 euro.
Këto vlera janë publikuar te kompania zvicerane ’14fourteen’.