Zvicra e shqiptarëve i afrohet Botërorit

Zvicra e shqiptarëve i është afruar kualifikimit në Kampionatin Botëror.

Helvetikët e kanë fituar sonte ndeshjen e parë të barazhit ndaj Irlandës së Veriut në udhëtim, të cilën e mposhtën me rezultat 1:0.

Golin e fitores për Zvicrën e ka shënuar Ricardo Rodriguez në minutën e 58-të nga penalltia.

Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri kanë luajtur nga fillimi, ndërsa Admir Mehmedi është inkuadruar në lojë në minutën e 87-të, në vend të Steven Zuber.

Derisa Shaqiri e Xhaka luajtën gjatë tërë ndeshjes, Xhemaili luajti 83 minuta dhe u zëvendësua me Fabian Frei.

Zvicra e ka një avantazh të madh pasi ndeshjen e kthimit të dielën e zhvillon në shtëpi.