Mauro Icardi ka refuzuar interesimin nga Real Madrid.
Sulmuesi i Interit ka thënë se nuk ka asgjë më të mirë se të luajë për Nerazzurrët dhe të jetojë në qytetin e njohur italian.
“Real Madrid? Jemi mirë këtu në Itali”, deklaroi Icardi për mediat italiane, përcjell rtvaldi.com.
“Jemi lider, jam golashënuesi më i mirë, çfarë duhet të kërkojë më shumë?”, u shpreh ai.