Suarez hyn në histori te Barcelona

Luis Suarez ka hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të mirë të Barçës.

Me golin kundër Celta Vigos, Luis Suarez ka shkuar në 127 finalizime me fanellën e Barcelonës, duke hyrë kështu në mesin e 10 më të mirëve në histori të klubit.

Uruguaiani është tani vetëm katër gola prapa Samuel Eto’o dhe tre gola larg brazilianit, Rivaldo, përcjell albeu.

Ndërsa ka para edhe Mariano Martín Alonson, i cili ka luajtur për Barcelonën nga viti 1939 deri në atë të 1948.