Megjithëse skuadra nga Parc des Princes pati njoftuar se janë zgjidhur problemet mes dy sulmuesve, në ndeshjen e fundit ata kanë vazhduar fërkimet, lidhur me të drejtën e ekzekutimit të penaltive.
Problemet mes Edinson Cavani dhe Neymar nuk kanë të sosur, edhe pse drejtuesit e Paris Saint-Germain janë shprehur se gjithçka vazhdon normalisht.
Në takimin e të mërkurës ndaj Troyes, Cavani ka arritur të fitojë një penallti dhe Neymar është afruar për ta gjuajtur në bazë të urdhrit të ri të klubit.
Por sulmuesi uruguaian nuk e ka lejuar duke e gjuajtur vetë, madje në momentin që braziliani është afruar ai e ka goditur edhe me kokë.
Pavarësisht se PSG-ja, ka arritur të fitojë, Cavani e ka humbur penalltinë e cila është pritur nga portieri i Troyes.