Asociacioni i Komunave Shqiptare

Më 12 shtator 2015, Kuvendi i Këshilltarëve Komunal Shqiptarë ka miratuar një vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare.

Më 12 shtator 2015, Kuvendi i Këshilltarëve Komunal Shqiptarë ka  miratuar një  vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhetë prej gjashtë shtyllave kryesore. 

Që nga ajo koha asnjë vlerësim zyrtarë e institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë.Dallimi është se ky  Asociacion u shpall nga domosdoshmëria e kohës.Pasi shqiptarët jan të diskriminuar në të gjitha fushat dhe sferat dhe pa ndonj mbështetje nga Tirana, Prishtina dhe faktori politik ndërkombëtar. Kurse pakica Serbe në Kosovë pasi me pakon e Presidentit Martti AHTISAARI,  është parapar si shtet multietnik dhe pak më shumë t’i favorizoj Serbët si pakicë,  pasi u shtuan Komunat Serbe  dhe u zgjeruan ata egzistuese.   

Tani, pas bisedimeve në mesë të Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2013 u dakorduan edhe për formimin e një Asociacioni të Bashkësive të Komunëve Serbe. Më  datën 25 gusht 2015, në Bruksel, u nënshkrua Marrëveshja midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për krijimin e Bashkimit të Komunave  Serbe të Kosovës. Pas protestave dhe kundërshtive të madha, nga Presidentja e Republikës së Kosovës kjo marrëvëshje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. 

Një aktgjykim është bërë sot më datë 23 dhjetor  dhe sygjeron që është në shpërputhje dhe disharmoni me frymën e kushtetutës së Kosovës.  Dallimi është, që më 12 shtator shpallën Asociacionin e Komunave Shqiptare Ku,  përveqë që kan Trupin Koordinues që udhëhiqet nga Qeveria e Serbisë, po ashtu edhe Këshillin Nacional që në Serbi ka njëzet këso Këshilla. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë kan shpallurAsociacionin  e Komunave   Shqiptare kur do të dërgohet në instanca më larta nacionale si që është Gjykata Kushtetuese e Serbisë etj. 

 Këto tri komuna do të mundë të dërgojn lëndën e këtij Asociacion edhe në instanca Evropiane si që është Gjykata  Evropiane për pakica, në Komisionin e Venedikut për ta  interpretuar marrëveshjen për këtë Asociacion, por edhedhe  në Gjykatën e Strasburgut. Para se të marr këtë rrugë për ligjshmërin e shpalljes së këtij Asociacioni Shqiptarët do të duhej të ken dijen, vullnetin por edhe të koordinojn bashkërisht që të tregohen unik  me njëri tjetrin. Mbi  të gjitha ende ky Asociacion nuk është miratuar nga të zgjedhurit nga Komuna e Medvegjës dhe subjektet  tjera që nuk u pajtuan me disa  detaje me rastin  e shpallje së këtij Asociacioni.  Edhe  grupet punuese që jan caktuar  me rastin e themelimit nuk dijm sa kan  kryer  punën.   

Shkruan:  Refik HASANI