Klopp braktiset nga ''krahu i djathtë''?!

Pak ditë nga një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit, ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League, në stolin e Liverpool ...

Pak ditë nga një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit, ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League, në stolin e Liverpool ka tronditje.

Nga sa raportojnë mediat britanike, krahu i djathtë i Jurgen Klopp, Zeljko Buvac u ka komunikuar lojtarëve ndarjen e tij nga tekniku gjerman, pas 16 vitesh bashkëpunim.

Por klubi ka përgënjeshtruar menjëherë lajmin duke deklaruar se thjesht Buvac ka marrë disa ditë pushim. Diçka e çuditshme në këtë fazë tepër delikate të sezonit.