Miqtë e ngushtë janë më të rëndësishëm për lumturinë sesa paraja apo suksesi

Një studim 80-vjeçar i Harvardit ka zbuluar se miqtë e mirë janë më të rëndësishëm për lumturinë sesa paraja apo suksesi.

Një studim 80-vjeçar i Harvardit ka zbuluar se miqtë e mirë janë më të rëndësishëm për lumturinë sesa paraja apo suksesi.

Studimi – i cili është një nga më të gjatët për këtë çështje – fillimisht kishte filluar t’i studionte 268 studentë të Harvardit gjatë periudhës së Depresionit në vitin 1938

Tetë dekada më vonë, hulumtuesit kanë zbuluar se sa të lumtur jemi ne në lidhjet tona ka ndikim të madh në lumturinë tonë dhe, si rezultat i kësaj, në shëndetin tonë të përgjithshëm.

Ndër tjerash hulumtuesit e kanë analizuar edhe shëndetin dhe jetën e gjerë të pjesëmarrësve, duke përfshirë gjërat se sa të suksesshëm kanë qenë në karrierat e tyre dhe çfarë jete martesore kanë pasur.

Nga këto të dhëna, shkencëtarët konstatuan se miqtë e mirë i mbrojnë njerëzit nga sëmundjet mendore dhe fizike, etj.

Sipas tyre, lidhjet e mira me miqtë e ngushtë jo vetëm se i mbrojnë trupat tonë, por edhe turinjtë.