Lajm i keq për Real Madridin, dënohet Ramos për gjysmëfinale?

Sergio Ramos mund të suspendohet nga UEFA.

Sergio Ramos mund të mungojë në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi mungoi në ndeshjen e kthimit mes Real Madridit dhe Juventusit për shkak të suspendimit.

Por, ai nuk mund t’i rezistonte tensionit dhe zbriti në bankinën e ekipit nga Santiago Bernabeu.

“Cadena Cope” raporton se Ramos ka shkelur rregullat duke qenë në bankinën e skuadrës dhe mund të suspendohet për takimet e radhës në gjysmëfinale.

Në të kaluarën për një arsye të njëjtë ishte pezulluar mesfushori Xabi Alonso.