A do të jetë kjo liga e re ku do të luajë Ronaldo?

"Mundo Deportivo" raporton se e ardhmja e Cristiano Ronaldos mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Cristiano Ronaldo spekulohet se do të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi portugez është duke konsideruar të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

Kurse, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se e ardhmja e Ronaldos mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ronaldo nuk e ka fshehur dashurinë e tij për Amerikën dhe New Yorkun.

Andaj, “Mundo Deportivo” beson se ai mund të luajë në Major League Soccer.